'Sa nuse të bukur ke marrë', Fatmira Breçani tregon mesazhet që i vijnë për Era Rusin

Xing

E Mërkurë 21 Korrik 2021, 22:10 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Fatmira Breçani dhe Era Rusi ishin të ftuara në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, për të folur për këngën e tyre “Me zemër të bardhë”.

“Unë jam rritur me këngët e saj dhe kam kënduar gjithmonë në çdo ambient ku kam performuar. Kemi rastisur njëherë bashkë në një dasmë dhe mënyra se si ajo më priti dhe këshillat që më dha; se unë do këndoja nja dy këngë veriore, por nuk mund të këndoja pa i marrë leje. Nga aty lindi miqësia jonë dhe dëshira për bashkëpunim”, tha Era.

Ndërkohë, Fatmira rrëfeu se pas publikimit të këngës i kanë shkruar dhe e pyesnin se kishte marrë një nuse të bukur dhe të mirë, duke menduar që Era ishte nusja e saj.

“Sa na kanë shkruar “urime, t’u trashëgohet djali; u çfarë nuse të bukur ke marrë”; asnjanit s’i kam treguar”, tregoi Fatmira.

MOTI NE TIRANE
Poll