Nga aksesorët tek modelet e flokëve, si i riktheu Elvana trendet e viteve ‘90

Xing

E Mërkurë 21 Korrik 2021, 17:05 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Elvana Gjata u rikthye fuqishëm këtë vit duke publikuar albumin "Çelu" e duke sjellë vazhdimisht këngë të reja, si "Loti" dhe bashkëpunimet me Ylli Limanin e me artisten rumune Ina.

Por Elvana përpos muzikës ka sjellë edhe shumë frymëzim me look-un e saj duke rikthyer disa trende që në vitet '90 kanë qenë shumë të përhapura.

Si përshembull karficat në flokë, të cilat i ka përdorur edhe në videoklipe, edhe në fotot e publikuara në Instagram. Apo thonjtë me zinxhir, që morën vëmendjen e të gjithëve në klipin me Ylli Limanin. Flokët me dy topuzë, syzet me gurë apo bikinit e bardha me shtrat të lartë kanë qenë gjithashtu në modë në vitet '90 dhe Elvana i riktheu në trend të këtij viti.

MOTI NE TIRANE
Poll