E kritikoi ashpër, Gjira Kajtazi i kërkon falje publike Melindës: S'doja të të lëndoja

Xing

E Enjte 10 Qershor 2021, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Një javë më parë Melinda Ademi publikoi këngën e saj të re, të titulluar “Qa din ti”. Gjira Kajtazi e kritikoi publikisht, për shkak se pak muaj më parë Melinda humbi të ëmën.

“Në mars i ka vdekur nëna nga kanceri e në maj lanson këngë duke u dridhur në tanga. Më fal po këto femna nuk po mundem të i marrë seriozisht. %moral % ndërgjegje, %talent %shije. Pusho në paqe”, shkroi Gjira.

Më pas ajo e fshiu postimin, duke treguar se ishte sqaruar me Melindën në privat, por nuk tërhiqej nga opinioni i saj.

Së fundmi, Gjira ka reaguar sërish. Këtë herë ajo është penduar dhe i ka kërkuar falje publike Melindës.

“Të jesh e fort do të thotë edhe ti kërkosh falje një personi kur gabon. Këto ditë kam mendu për fjalët që i kam shprehë rreth Melindës. Melinda, më vjen keq që mora të drejtën me u përzi në veprimet tua. S’ka qenë qëllimi im me të lëndu apo me të ofendu në kohën më të vështirë të jetës tënde. Më fal nga zemra…

Ky status vjen nga bindja e veprimit tim të gabuar. Për gjithë ata njerëz që kanë qenë pro apo kundër meje apo më kanë kërcënuar, nuk më interesojnë dhe s’kanë aspak ndikim”, ka shkruar Gjira.

MOTI NE TIRANE
Poll