Deklarata e papritur e Berishës: Nuk e përjashtoj rikthimin si kryetar i PD-së

Xing

E Enjte 10 Qershor 2021, 23:11 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në “Syri Tv”. Gjatë intervistës ai bëri një deklaratë të papritur, teksa u shpreh se nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në krye të PD-së.

"Keni thënë se nuk do të ktheheni në pozicione drejtuese?", e ka pyetur gazetari Peka.

"Kurrë mos thuaj kurrë! E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor prapë, pasi sot kam ndërruar rrugë dhe po i heq të gjitha pengesat e mia. Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më", është përgjigjur prerë Berisha, duke i surprizuar të gjithë. 

MOTI NE TIRANE
Poll