‘Mosss! Qenka e vërtetë!’, Gilberta bën deklaratën e shumëpritur për Ilirin

Xing

E Enjte 10 Qershor 2021, 19:07 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Gilberta pranoi më në fund që ka akoma simpati për Ilirin. Konkurrentja tha se e ka kuptuar gjatë puntatës së djeshme, kur publiku i drejtoi disa pyetje dhe ajo shihte e buzëqeshur nga Iliri.

“Kuptova që prapë kam simpati për Ilirin, por dhe për Samiun. Nuk më kishte ndodhur Asnjëherë të isha në këtë lloj situate, që të pëlqeja dy persona njëkohësisht, po ja që ndodhi sepse ai (Iliri) e hapi vetë rrugën që unë të shihja dikë tjetër. E pranova sepse është mirë që gjërat të pranohen. Më pëlqen të jem e drejtë me veten time. Kur pashë reagimin e Samiut, ne vazhduam me debatet “nuk është e vërtetë”, pastaj thashë “prit një minutë se mund të jetë e vërtetë”. Të gjithë më thonin dukeni, shikon, qesh, bën…por kur pashë puntatën dje që më bëheshin pyetje dhe unë i buzëqeshja, thashë “Mosss, qenka e vërtetë!”, rrëfeu Gilberta.

Kujtojmë se dyshja ishin shumë të afërt në fillim të programit, mirëpo më pas gjërat mes tyre u ftohën. Gilberta ka treguar se shkak ishte bërë Iliri, i cili nuk i kishte qëndruar pranë në një moment të vështirë. (Lexo këtu)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

MOTI NE TIRANE
Poll