Ylli i serialit ‘H.O.T’ nxjerr këngën e re dhe nuk do ndaloni dot së e dëgjuari

Xing

E Enjte 10 Qershor 2021, 18:06 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Klea Huta ka publikuar së fundmi këngën e saj të shumëpritur, të titulluar “Dikë si ti”. Ky projekt muzikor ka vetëm disa minuta që është lancuar dhe deri tani është pritur shumë mirë nga publiku.

Klea ka treguar se “Dikë si ti” është projekti muzikor që ajo do më së shumti. Teksti i këngës është shkruar nga vetë Klea dhe partneri i saj, Elgit Doda.

"Per ju mund te jete thjeshte nje kenge por per mua eshte projekti muzikor qe e dua me se shumti. Projekti 5 vjecar qe sapo u lancua! Te dua muza ime, Elgit", ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Klea është një nga protagonistet e serialit "H.O.T", i cili do të transmetohet në vjeshtë në ekran. "H.O.T" ose "Humans of Tirana" është seriali i parë nga Ermal Mamaqi, me bashkëproducent Dritan Huqin dhe me autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.

Seriali tregon historinë e disa të rinjve, të cilët duke ndjekur ëndrrat e tyre bëjnë disa gabime dhe përballen me sfida, nga të cilat mësojnë dhe rriten. Kasti i plotë i aktorëve përbëhet nga: Ermal Mamaqi, Klea Huta, Jonida Vokshi, Ana Lika, Xhoda, Megi Pojani, Inis Gjoni, Kastriot Çaushi, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Monika Lubonja dhe Erblin Bajko.

MOTI NE TIRANE
Poll