Majk largohet nga 'Babastars'? Getoar Selimi i thotë të gjitha

Xing

E Enjte 10 Qershor 2021, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Dy reperët e njohur, Ledri Vula dhe Majk publikuan ditën e djeshme bashkëpunimin e shumëpritur mes tyre, të titulluar “Marr”.

Kënga, ndonëse u prit shumë mirë nga publiku, shkaktoi shumë zhurmë në rrjet. Pas publikimit të saj lindën dyshimet se Majk është larguar nga “Babastars”.

Kjo pasi kënga e dy reperëve u hodh në kanalin e Majk në Youtube dhe jo në atë të labelit. Mirëpo, Getoar Selimi, themeluesi i “Babastars” i ka hedhur poshtë këto aludime.

Ai ka publikuar në Instastory këngën e Ledrit dhe Majkut, duke treguar se i mbështet.

MOTI NE TIRANE
Poll