Finalja e ‘Dua të të bëj të lumtur’, Arbana merr surprizën emocionuese dhe shpërthen në lot

Xing

E Shtunë 5 Qershor 2021, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Stafi i “Dua të të bëj të lumtur” surprizoi mbrëmjen e sotme moderatoren Arbana Osmani. Ata kishin përgatitur një klip, ku secili prej tyre kishte diçka vlerësuese për t’i thënë.

“Ky është ambienti ku ne punojmë çdo ditë, i cili falë teje është si shtëpia jonë, si një familje e madhe. Është fat të punosh me ty! Faleminderit që i ke dhënë zgjidhje çdo problemi që kemi pasur. Je e veçantë Arbana”, “Doja të thoja sa shumë të çmoj, je një shembull frymëzimi”, ishin vetëm disa nga mesazhet për moderatoren.

Klipi emocionues emocionoi Arbanën, e cila nuk mundi t’i mbante dot lotët. Arbana kishte përgatitur për vajzat e stafit një udhëtim në Dubai, ndërsa për djemtë kishte rezervuar një udhëtim në Amsterdam pasi të lirohen masat anti- Covid.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dua të të bëj të lumtur (@duatetebejtelumtur.tch)

MOTI NE TIRANE
Poll