‘Do ta sjell vajzën copa-copa’, vjehrri vrau dhëndrin, historia drithëruese që fshihet pas ngjarjes

Xing

E Premte 4 Qershor 2021, 21:09 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Një vrasje me armë zjarri ndodhi mëngjesin e sotëm në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës. Mexhit Picari qëlloi për vdekje ish-dhëndrin, Kudret Saliajn, si dhe i plagosur mbeti avokati Adriatik Cama.

Shkak për këtë ngjarje është bërë divorci i Kudretit nga bashkëshortja Dhurata Saliaj.

“Newsbomb.al” ka zbardhur historinë e plotë. Në tetor të vitit 2020 ish-bashkëshorti dhe ish-vjehrra kanë denoncuar Dhuratën për dhunë psikologjike të përhershme në mesazhe.

Me 10 Tetor ajo është vënë në pranga dhe është dënuar me masën e arrestit shtëpiak. Kështu, Dhurata është ndarë nga familja dhe fëmijët dhe ka shkuar të jetojë me prindërit.

Në një intervistë për gazetarin Spartak Koka para disa muajsh, ajo i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka rrëfyer historinë e saj, duke përmendur dhe dhunë nga ish-bashkëshorti dhe familja e tij. 

“Bashkëshorti im më përpara më ka nxjerrë gjuhën. Kam shkuar në spital, bëja qetësues të vija në vete. Eshtë tip i dhunës shumë. Në 18 shtator, jam dhunuar nga nipi I burrit tim, nga djali im sepse ata kur erdha nga puna, ishte e shtunë. Ata pretendonin se kisha një lidhje jashtëmartesore. Po unë nuk kam. Ata thonë sepse jam marrë me telefon, sikur më kanë kapur mesazhe. Janë disa mesazhe me screen shot që i nxjerr mbesa e burrit tim në Instagram dhe ua jep familjes. Djalit, vjerrës, kunatës, të gjithëve. Mbesa ime, ka bërë ndërhyrje në instagramin tim. Telefonin tim e mbanin të gjithë, mbesa, goca, djali im. Mbesa e burrit hapte adresa dhe pretendonte se I kam hapur dhe unë. Kam bërë gabim që nuk kam bërë kallzim në polici. Unë jam personi i dhunuar. Unë jam personi që nuk shoh fëmijët e mi. Ai I thotë djalit të vogël 7 vjec nëna juaj nuk jeton më me ne. Vajzën time…vjehrra ka bërë kallzim ndaj meje…Unë kam marrë vjehrrën në telefon dhe i kam thënë se do vij të marr djalin e rrobat e mia. E mora me telefonin e mamit. Ajo s’ma hapte. Pastaj e mora me numër privat. Kërkova të drejtën e fëmijëve të mi se jam nënë. Më digjet shpirti për të tre fëmijët e mi. Ata I kanë manipuluar fëmijët e mi, u kanë thënë shumë gjëra.Më thoshte do të të vras, do të bëj copa – copa”, është shprehur asokohe Dhurata.

Ndërkohë dhe i ati i saj, Mexhit Picari ka dhënë një intervistë në atë kohë. Ai ka treguar se me datë 2 Tetor kishte ditëlindjen dhe i kishte kërkuar dhëndrit të shihte vajzën, mirëpo ky i fundit kishte refuzuar.

Mexhit Picari ka treguar se dhëndri e kishte kërcënuar atë dhe Dhuratën.

"Dhëndërr kam datëlindjen, kam 6 muaj pa parë gocën. Dhëndërri më tha se kam një darkë dhe nuk vij. Po vij vetë dhe marr gocën. Jo nuk do vish se kam punë. Po mirë I thashë, mos ma ngit gocën po ma sill në shtëpi, se komunikoj me ty në shtëpi. Më tha fjalë banale, dhe pastaj më tha: unë pa ta sjellë gocën copa-copa nuk kam me të lënë. Më tha ai. Ore ca je tu fol ti I thashë. Ma bjer gocën, ca do qe ka bërë ma sill mua. Ma bjer gocën. Vetëm mos ma ngit gocën. Nuk doja ti binte gocës. Unë prisja telefonatën dhe ky nuk m'u përgjigj. Erdhi në shtëpi dhe më tha: unë nuk e dua më, unë do tju vras, më bëri presion psikologjik. Ka qenë dhe familja. Nëse tentoni ndonjë gjë me bë do t'ju vras.

Në fillim të këtij viti ka filluar procedura e divorcit dhe sot në gjykatë do të zhvillohej seanca e gjashtë. Mirëpo, “Newsbomb” shkruan se Mexhit Picari nuk ka duruar më të gjitha bëmat e Kudretit dhe i ka marrë jetën në mes të Tiranës.

MOTI NE TIRANE
Poll