Gilberta zbulon arsyen e fortë pse nuk del më me Ilirin: Më kanë kërcënuar, ai...

Xing

E Enjte 3 Qershor 2021, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Në puntatën e sotme të “Përputhen+40”, Gilberta zbuloi arsyen se përse nuk del më me Ilirin, me të cilin dukej shumë e afërt në fillim.

Ajo tha se pak kohë më parë ka marrë disa kërcënime dhe në ato momente nuk ka pasur mbështetjen e Ilirit. Gilberta rrëfeu se kërcënimet i kishin ardhur nga adresa e Naumit, ish-konkurrent i programit. Ajo u shpreh se Naumi kishte nxjerrë një status ku akuzonte atë dhe Ilirin për lidhje intime jashtë "Përputhen".

"Kam marrë kërcënime nga adresa e Naumit. Thoshte që ishte adresë false por nuk ishte adresë fallco. Kur u përjashtua nga emisioni kishte nxjerrë një status ku shkruante se unë me Ilirin kemi pasur një lidhje intime jashtë emisionit dhe këtë e kanë deklaruar Çimi dhe Luljeta. Më kanë qëndruar pranë Çimi dhe Samiu atë natë më ka ardhur kërcënimi dhe thoshte “shihe ç’do të bëj unë tani” dhe jam ndjerë keq se ishte diçka e ulët, prej adoleshentësh, por në moshën tonë të rëndon.

Unë jam mësuese, kam nxënës dhe nuk është normale që të shantazhojë. Nuk mund t’i lejojë tjetrit të flasë për mua, të vërteta apo jo. Prindërit e nxënësve nuk u ndikuan se më njohin, nuk më pëlqejnë këto shantazhe. Iliri nuk më qëndroi pranë dhe në atë moment zgjodha të mos dal më me të. Më acaron, nuk e dua më përballë", tha Gilberta. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

MOTI NE TIRANE
Poll