Ditë zie/ Ndahet nga jeta legjenda e boksit shqiptar Ahmet Golemi

Xing

E Shtunë 15 Maj 2021, 10:10 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 85-vjeçare një nga boksierët më të mirë shqiptar, Ahmet Golemi. Lajmin e bëri të ditur i biri përmes rrjeteve sociale.

“Miq dhe dashamrës! Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen se sot u nda nga jeta babi im, Ahmet Golemi”, shkruan ai.

Golemi është shpallur 5 herë kampion i peshës së tij në vendin tonë. Golemi do mbahet mend gjatë për kontributin e dhënë në në boks derisa regjimi i asaj kohe e ndaloi si sport, por edhe për dënimin e paprecedentë të bërë në kohën e komunizmit për agjitacion dhe propagandë.

Pas viteve 90′ ai kujtohet për komentimin e ndeshjeve të boksit dhe zërin e tij kumbues, duke qenë padyshim komentatori më i mirë i boksit në vend merituar çmimin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti. 

MOTI NE TIRANE
Poll