14 Maj 2021, 16:56

Skënder Brataj: Yesterday for the holiday was worse than all the days, we will not remove the measures, but ...

Skënder Brataj: Dje për festë ishte më keq se gjithë ditët, nuk do t'i heqim masat, por...

XING

Skënder Brataj: Dje për festë ishte më keq se gjithë

Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve Skënder Brataj thotë se nisur nga situata e pandemisë në Shqipëri, në vend masat nuk do të hiqen totalisht, por do të ketë vetëm një lehtësim të tyre.

“Kuptohet që situata është shume e mirë, indikatorët janë shumë mirë. Janë masat për orarin dhe maskat në ambientin e jashtëm. Pritet për lirim jo për heqje të çdo mase, sigurisht ka shkurtim të orës policore por heqje totale te kufizimit nuk është e këshillueshme. Vendimet do merren dy ditë përpara mbledhjes së komitetit duke parë situatën”, tha Brataj.

Rezultati i grumbullimeve në fushatë dhe në festimet e Fiter Bajramit, ekspertët thonë se pritet të reflektohet në dy javët e fundit të majit.

“Nuk mjaftoi gjithë ajo fushatë elektorale por dje ishte më keq se të gjithë ditët për grumbullimet jo vetëm në Tiranë por në të gjithë qytetet dhe do reflektohet pas 2-3 javësh”.