3 viktima dhe ja sa raste të reja me Covid u shënuan në 24 orë

Xing

E Martë 4 Maj 2021, 17:05 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 4 Maj 2021

Vijojnë të jenë të qëndrueshme shifrat e rasteve të reja me Covid në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit nga 1995 testime kanë rezultuar pozitivë me Covid 51 raste të reja dhe kanë humbur jetën 3 persona.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Fier, Elbasan, nga 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Kavajë, Përmet, Selenicë, Skrapar, Këlcyrë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 62-77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Gjatë orëve të fundit betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 834 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112,626 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë në spital aktualisht po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

MOTI NE TIRANE
Poll