Marrëdhënia e Elvanës dhe Alketës ende e krisur? Ja çfarë ndodhi në Instagram

Xing

E Martë 4 Maj 2021, 13:01 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Që prej Festivalit të Këngës në vitin 2019, ku Elvana nuk e mori çmimin e parë, mes saj dhe Alketës ka patur një krisje të raportit. Madje asokohe Alketa i kërkoi edhe falje publike Elvanës duke u shprehur e zhgënjyer që nuk arriti t’i jepte zë publikut.

Megjithatë marrëdhënia e tyre duket se vazhdon të jetë e krisur ose të paktën kështu kuptohet nga veprimet e fundit. Elvana ka postuar në Instagram disa pjesë nga performancat e saj në “Soiree” dhe ka marrë komente të shumta nga personazhet e njohur, të cilëve u ka kthyer përgjigje. Mes tyre ka komentuar edhe Alketa.

“Me yll në ballë”, shkruan Alketa tek njëri postim. “Emocion i vërtetë”-shkruan tek tjetri, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Elvana, gjë që ka nxituar mediat të vënë në pikëpyetje raportin e tyre pas kaq kohësh. Megjithatë komentet në Instagram nuk tregojnë asgjë e të vërtetën e dinë vetëm vajzat.

MOTI NE TIRANE
Poll