Pse zgjodhi bashkëshorten italiane? Lorik Cana tregon se si u njohën

Xing

E Martë 4 Maj 2021, 08:08 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Lorik Cana i ftuar në emisionin e Top News, “Jashtë Loje” ka folur për njohjen me bashkëshorten Monikën, me të cilën sot ka dy fëmijë.

“Momenti i njohjes me bashkëshorten ishte në një restorant, ku ajo ishte ulur përballë meje dhe pothuajse për dy tre orë gjatë darkës, jemi parë dhe pastaj ja kam kaluar numrin tim nëpërmjet menaxheres së restorantit, jemi dëgjuar ndërkohë unë kam ardhur në Shqipëri dhe pasi jam kthyer jemi takuar dhe tani jemi bashkë që 10 vjet"

Kur futbollisti bëri publike lidhjen me bukuroshen italiane, disa fansa shpërthyen menjëherë drejt tij se pse bëri këtë zgjedhje jashtë vendlindjes.

“Janë disa sinjale që të jep, duhet ta ndjesh ta jetosh për të parë nëse është personi që ti ke nevojë dhe ajo gjithashtu.”

“Këmbëngulja dhe sakrifica e saj për të më mbrojtur nga çdo gjë që më rrethon, është një ndër tiparet që e veçon atë”, tha Loriku.

MOTI NE TIRANE
Poll