Fationi reagon për lidhjen e Melisës me Andin: Jam i lumtur që mamaja e saj...

Xing

E Hënë 3 Maj 2021, 22:10 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Melisa dhe Andi se fundmi konfirmuan lidhjen permes dedikimeve per njeri-tjetrin dhe nje puthjeje ne klip. Melisa shprehej se Andi është e gjithë bota për të ndërsa ai e quajti "E shtrenjta ime".

Për lidhjen e tyre ka reaguar edhe Fationi, ish-konkurrenti me të cilin Melisa pati disa takime shumë të komentuara derisa Fationi e akuzoi Melisën se kishte lidhje me një konkurrent brenda programit.

Sot, në një postim në Instastory, Fationi i ka uruar më të mirat çiftit, por duke u shprehur se është i lumtur vetëm për një gjë.

“S’dua të merrem më me këtë çështje sepse e kam lënë me kohë, por një gjë do e them dhe e mbyll këtu. Për diçka jam i lumtur që dhe vetë mamaja e Melisës e mori vesh që unë po thoja të vërtetën dhe që kisha të drejtë dhe vajza e saj dinte ta bënte shumë mirë viktimën. Mori vesh që unë s’i kisha faj. Tani sa për çiftin i uroj sa më shumë fat bashkë dhe të jenë të lumtur. E them me zemër”-shkruan Fationi.

MOTI NE TIRANE
Poll