Manastirliu: Vijnë mbi 11 mijë vaksina nga Pfizer dhe BE

Xing

E Hënë 3 Maj 2021, 17:05 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se është arritur më herët seç ishte planifikuar objektivi për të vaksinuar 500 mijë qytetarët. Nga qendra e vaksinimit në sheshin “Skënderbej”, ministrja tha se gjatë kësaj jave presin 11700 doza vaksine nga Pfizer dhe një pjesë nga BE.

“Shqipëria është një ndër vendet që ka ritëm të lartë të vaksinimeve kjo për arsye të ecjes me shpejtësi të lidhjes së kontratave edhe lëvrimit të dozave. Janë mbi 736 mije doza vaksine të mbërritura në vend. Presin 11700 doza vaksine gjatë kësaj jave nga kontrata që kemi me Pfizer dhe një pjesë nga BE. Përgjatë majit ne presim rreth 99 mijë vaksina të tjera nga Covax, Pfizer dhe instrumentin e krijuar nga BE. PO vijojmë me kalendarin e vaksinimit të kombinuar,” u shpreh ajo.

MOTI NE TIRANE
Poll