‘Kam një bebe në shtëpi’, Olta Gixhari gjobitet dhe i dërgon mesazh publik Erion Veliajt

Xing

E Mërkurë 28 Prill 2021, 21:09 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Aktorja e njohur Olta Gixhari ndodhet prej ditësh në Shqipëri. Së fundmi, me anë të një postimi në Instastory ajo i ka shkruar një mesazh publik kryebashkiakut Erion Veliaj.

Olta ka treguar se është gjobitur pasi ka parkuar makinën poshtë shtëpisë së saj. Ajo kërkon një zgjidhje nga Veliaj se ku mund të parkojë tjetër.

“Kam një muaj që parkoj këtu dhe sot mora gjobë! Të lutem më jep një zgjidhje se unë nuk mund të kaloj jetën duke u gjobitur poshtë shtëpisë çdo ditë ose duke paguar çdo orë. Ku të parkoj se kam një bebe që më pret në shtëpi? Vështirësi e madhe të shkosh në shtëpi”, ka shkruar ajo.

MOTI NE TIRANE
Poll