Bad boys & girls/ Lista e gjithë VIP-ave shqiptarë që kanë përfunduar në burg

Xing

E Diel 11 Prill 2021, 20:08 / Kategoria XingFeed / 

Ndonëse janë personazhe të njohur e pjesë e ekranit, edhe VIP-at bëjnë gabime e futen në telashe me drejtësinë. Disa për sherre, të tjerë për armëmbajtje pa leje e të tjerë për arsye më madhore. “xing.al” ju sjell më poshtë një listë me personazhet që kanë përfunduar në burg.

Fjolla Morina – Këngëtarja u arrestua në shtator të vitit të kaluar në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete. Fjolla u arrestua për trafik të armëve dhe municioneve dhe pak ditë më parë Gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burg. Megjithatë këngëtarja vazhdon jetën e lirë dhe avokatja e saj ka kërkuar që dënimi të shlyhet me gjobë.

Stresi – Reperi i njohur për problemet me ligjin përfundoi në burg në tetor të vitit 2018. Stresi u kap në një hotel në Linzë dhe u akuzua për drogë e armë. Në qershor të vitit 2019, reperi doli nga burgu.

Hermes Nikaj – Prezantuesi u arrestua në nëntor të vitit 2019 nën akuzën “shfrytëzim prostitucioni”. Nikaj u arrestua pas përgjimeve që e implikuan si pjesë të një grupi, që sipas Prokurorisë kryente prostitucion kundrejt pagesës. Pas 5 muajsh burgim, Gjykata e Tiranës ndryshoi masën e sigurisë në “Arrest shtëpie”, masë të cilën “Zogu i Tiranës”, vazhdon ta kryejë.

Aleksandër Gjoka – Këngëtari i famshëm u arrestua në vitin 2019 pasi u ndalua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Gjoka u shoqërua në komisariat dhe dy ditë më vonë prokuroria vendosi për këngëtarin masën “detyrim paraqitje”.

Kreshnik Husaj – ose siç njihet me emrin Kika, ish-banor i “Big Brother” dhe sot moderator u arrestua në vitin 2019 pas denoncimeve se u kishte kërkuar favore seksuale djemve pjesëmarrës në emisionin e tij. Pak kohë më vonë mediat shkruanin se Kika ishte liruar dhe vetë moderatoi deklaroi se të gjitha ishin shpifje “Të gjitha janë shpifje dhe spekulime nga kushdo që i ka bërë ato, le të mbetën nën përgjegjësinë e tyre. Unë jam me ndërgjegje të pastër e nëqoftëse ka njëri që unë e kam ngacmuar e ftoj publikisht ta thotë atë. Normal që të flasin me fakte për këtë çështje”, ka thënë Kreshnik Husaj për Insajderin, në lidhje me akuzat nga djemtë të cilët e kanë denoncuar.

MOTI NE TIRANE
Poll