9 Prill 2021, 18:37

Last / 7 victims and here are how many new cases with Koronavirus were recorded in 24 hours

E fundit/ 7 viktima dhe ja sa raste të reja me Koronavirus u shënuan në 24 orë

XING

E fundit/ 7 viktima dhe ja sa raste të reja me Koronavirus u shënuan

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 9 Prill 2021

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2966 testime dhe janë konfirmuar 286 raste të reja me Koronavirus.  

Rastet pozitive të konfirmuara sot janë identifikuar në këto bashki: 35 raste në Tiranë, 33 raste në Shkodër, 21 raste në Durrës, Vlorë, 19 raste në Fier, 13 raste në Pogradec, 12 raste në Korçë, 11 raste në Kukës, 10 raste në Elbasan, Lushnje, 9 raste në Krujë, 7 raste ne Lezhë, Kavajë, Berat, 6 raste në Devoll, Pukë, Librazhd, Këlcyrë, 5 raste Malësi e Madhe, 3 raste në Kurbin, Gjirokastër, Sarandë, Fushë -Arrëz, Gramsh, Shijak, Skrapar, Patos, 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Selenicë, Dibër, Rroskovec, Bulqizë, 1 rast në Tropojë, Rrogozhinë, Mallakastër, Mat, Poliçan, Libohovë.

Po gjatë 24 orëve të fundit, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me Koronavirusin. Viktimat janë 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Librazhdi, të moshave 54 – 71 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 543 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,672 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 237 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.