11 Prill 2021, 18:10

He killed his mother-in-law, say the relatives of the bride in Debar: He did not eat, he locked himself in the room

Vrau vjehrrën, flasin të afërmit e nuses në Dibër: Nuk hante, mbyllej në dhomë

XING

Vrau vjehrrën, flasin të afërmit e nuses në Dibër: Nuk

Të afërmit e nuses që vrau vjehrrën me thikë në Dibër kanë dhënë deklaratat e tyre për “Ballkan Web”. Vajza dhe djali i xhaxhait të saj kanë treguar se ajo kishte shfaqur shenja depresioni që para 10 muajsh, duke u mbyllur në dhomë pa ngrënë.

Të afërmit e 44-vjeçares janë shprehur se ajo nuk iu kishte thënë asgjë për probleme me vjehrrën apo bashkëshortin.

Deklarata e vajzës së xhaxhait:

“Unë e kam vajzë xhaxhai atë që kreu krimin. Një vëlla ka në Tiranë, dhe ai është me probleme familjare, ka një vajzë të sëmurë dhe është i pamundur, nuk ka gjendje ekonomike që të vijë. Ka dhënë shenja depresioni, kemi dyshuar që është e sëmurë. Ne e kemi konstatuar që 10 muaj këtu. Atë e di familja. Nuk dimë, atje brenda familjes se çfarë ka pasur nuk e dimë. Nuk na shfaqte ndonjë gjë, ne vetëm e shikonim që nuk kishte oreks, mbyllej në dhomë. Ato na dhanë të kuptonim që nuk ishte në rregull dhe e çuam në shtëpi. Ishte nja tre net këtu tek ne dhe e çuam atje se nuk na u duk mirë. I thamë kjo ka nevojë për një vizitë se nuk është mirë”.

Deklarata e djalit të xhaxhait:

“E kisha gocë xhaje nusen që vrau vjehrrën. Ka pasur probleme me shëndetin mendor. Ka ardhur te ne ka ndenjur nja 10 ditë dhe kur e çuam në shtëpi, e kemi çuar fshehtas se nuk donte të shkonte në shtëpi. Nuk e di pse. Nuk thoshte asgjë, vetëm se ndonjëherë humbte linjën.
Na thanë që ka vdek nëna e Shemsiut, por jo në çfarë rrethanash. Sot nuk morëm pjesë, si të merrnim, nuk na kishin lënë fëmija të shkonim atje. Si të shkonim. Do shkojmë pas nja dy ditësh. Ne s’kemi gjë konflikt. Kur ishte këtu nuk na ka thënë asgjë për vjehrrën dhe bashkëshortin. Ne e zbuluam para 10 muajsh që ishte në depresion, por më mirë duhet ta dinë ata. Jepte probleme, nuk hante”.