10 Prill 2021, 14:02

Dog massacre sued in SPAK and alarms Italy: 80 Italian organizations in defense of Albanian cause

Masakra e qenve paditet në SPAK dhe alarmon Italinë: 80 organizata italiane në mbrojtje të kauzës shqiptare

XING

Masakra e qenve paditet në SPAK dhe alarmon Italinë: 80 organizata

Prej ditësh para Bashkisë së Tiranës janë bërë protesta kundër vrasjes barbare të qenve me acid klorhidrik në zemër. Së fundmi, një ndër aktivistet pjesëmarrëse në këtë protestë, Jeta Sallçini ka qenë e ftuar në "RTV Ora" dhe ka zbuluar më shumë detaje.

Masakra e qenve paditet në SPAK dhe alarmon Italinë: 80 organizata

Ajo tha se kauza më e rëndësishme e protestës është strehimi i qenve të rrugës dhe të mos abuzohen më. Sallçini zbuloi se kanë ngritur një ankesë në SPAK.

"Qentë e rrugës të kenë një strehë. Kjo është e rëndësishme te kauza jonë, perderisa ne jemi taksapagues të këtij vendi. Ka njerëz që nuk janë të afeksionuar pas kafshëve dhe ne nuk i obligojmë, por me këto taksa të ketë një strehë për këto kafshë, të mos abuzohen. Ne kemi ngritur një ankesë në SPAK për fondet për atë institucion që është në varësi të bashkisë dhe shpresojmë më të mirën për ato kafshë", tha aktivistja. 

Masakra e qenve paditet në SPAK dhe alarmon Italinë: 80 organizata

Qendra e shpëtimit të kafshëve, ARSA Albania ka bërë të ditur se kauza shqiptare ka shkuar deri në Itali. 80 organizata italiane për mbrojtjen e kafshëve i janë drejtuar ambasadores shqiptare në Itali me thirrjen "Ndalni masakrën e kafshëve!'

Prestigjozja italiane “Corriere della Sera” ka shkruar një artikull në lidhje me këtë çështje. (Lexo këtu)

“Kërkojmë që Autoritetet Vendore të ndalin menjëherë këtë masakër të padrejtë dhe të ashpër. Vrasja nuk është zgjidhja. Prej ditesh qytetare shqiptare protestojne ne sheshe dhe na kane shkruar per te denoncuar trajtimin e kafsheve endacake vecanerisht me afrimin e zgjedhjeve. Nga sa jemi ne dijeni, kafshet merren ne vijim te nje fushate sterilizimi, e cila kryhet ne Spitalin Veterinar te Bashkise, dhe me pas eliminohen me forma brutale duke i’u injektuar acid klorhidrik ne zemer, per t’i depozituar me pas ne landfill.

Shqiperia eshte nje vend mik i Italise, nje vend europian, kandidat per te aderuar ne familjen e madhe europiane dhe qe ne si qytetare e mbeshtesim dhe stimulojme. Persa me siper, me gjithe respektin dhe ne menyre te drejtperdrejte sikurse behet mes miqsh, kerkojme t’i percillni qeverise suaj gjithe zhgenjimin dhe indinjimin tone persa aktivistet shqiptare na referojne. Kerkojme, qe Autoritetet Vendore te ndalin menjehere kete masaker”, shkruhet në letër, e cila është publikuar dhe përkthyer më pas dhe nga "ARSA Albania".

Masakra e qenve paditet në SPAK dhe alarmon Italinë: 80 organizata

Masakra e qenve paditet në SPAK dhe alarmon Italinë: 80 organizata

Më tej, ARSA ka dhënë një listë me argumente se përse vrasja e kafshëve të rrugës nuk është zgjidhje: