9 Prill 2021, 11:04

Cigaret elektronike pranohen si produkt me risk të reduktuar nga parlamentarët britanikë

XING

Cigaret elektronike pranohen si produkt me risk të reduktuar nga

Grupi i parlamentarëve anglezë “All Party Parliamentary Group” në një raport të publikuar në 31 mars 2021 mbi pajisjet me avull, ka ftuar qeverinë të shfrytëzojë Brexit-in për të mirë duke sfiduar qëndrimin refuzues të OBSH-së ndaj cigareve elektronike.

Mundësia e parë për këtë do të jetë në konventën e nëntë të OBSH-së për kontrollin e duhanit (COP9), ku Britania e Madhe mund të shfaqë hapur qëndrimin e vet. Parlamentarët po kërkojnë krijimin e koalicioneve me shtete të cilat gjithashtu e kanë përqafuar konceptin e reduktimit të dëmit në sektorin e duhanit.

Në kundërshtim me retorikën e ashpër dhe shtrënguese të OBSH-së, që këmbëngul të kufizohen pajisjet me avull, parlamentarët britanikë kanë vendosur të provojnë në nivel ndërkombëtar një qasje më progresiste dhe efektive, bazuar në principin e reduktimit të riskut në produktet me avull, teksa Britania e Madhe është një prej donatorëve më të mëdhenj të OBSH-së. Ky vendim i parlamentarëve vjen pas një hetimi 4-mujor nga ana e tyre në lidhje me COP, hetim i cili i shtyu drejt marrjes së vendimeve bazuar në shkencë. 

Rekomandimet kryesore të këtij raporti përfshijnë: që OBSH-ja të garantojë zbatimin e principit themelor të Traktatit, i cili përfshin reduktimin e dëmit; të kufizohet çdo lloj vendimi i cili ndalon përdorimin e pajisjeve me avull dhe alternativave të tjera me risk të reduktuar; krah funksionarëve të Departamentit të Shëndetit dhe Asistencës Sociale në takimin e palëve në COP të ulen edhe ekspertë dhe konsumatorë; të krijohet një grup i cili të ekzaminojë provat shkencore për produkte të reja. Me pak fjalë, parlamenti kërkon transparencë për proceset sekrete që çojnë në vendimarrjen në lidhje me produktet me avull.

“Britania e Madhe, falë një qasjeje shkencërisht laike dhe progresiste, tregoi edhe një herë se është në pararojë sa i takon politikave anti-tym, duke theksuar se pajisjet me avull janë një mundësi shumë e mirë për të ulur numrin e duhapirësve”, u shpreh Umberto Roccatti, president i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Pajisjeve me Avull të Italisë (ANAFE), “Ndajmë me parlamentin britanik objektivin për të garantuar një produkt me risk të reduktuar- prej 95% më pak në krahasim me cigaret e zakonshme- për 1 miliard njerëzit në të gjithë botën që nuk duan apo nuk munden të lënë cigaren, gati 10 milion vetëm në Itali.”

Vitin e kaluar, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) aprovoi zyrtarisht IQOS si një produkt me risk të modifikuar, duke i dhënë kështu një konfirmim madhor kauzës së reduktimit të dëmit. Ky vendim erdhi pas një studimi të thelluar nga ana e FDA-së të dëshmive shkencore që vërtetojnë se IQOS e redukton riskun 95%. Pajisja novative e arrin këtë duke përdorur teknologjinë me ngrohje, në vend të djegies, e cila është vërtetuar në studime të shumta se çliron rreth 6 mij? kimikate toksike me tymin e cigares. Kësisoj, ngrohja e fijes së duhanit mbetet alternativa më e këshillueshme, edhe nga ente të rëndësishme administrative.