Greva e kontrollorëve, zbulohet deri në çfarë ore do të jenë të pezulluara fluturimet në Rinas

Xing

E Enjte 8 Prill 2021, 09:09 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Që nga mëngjesi i ditës së djeshme puna në aeroportin “Nënë Tereza” është pezulluar, për shkak të grevës së kontrollorëve ajrorë. Deri kur do të vazhdojë kjo gjendje?

“ABC News” raporton se fluturimet e parashikuara për në Rinas janë pezulluar deri në orën 14:00. Aeroporti “Nënë Tereza” nuk ka njoftim për anulim të fluturimeve pas kësaj ore.

Të paktën 24 kontrollorë ajrorë janë shoqëruar në polici. Katër prej tyre janë liruar mëngjesin e sotëm, pasi kanë shpallur paaftësinë e përkohshme për shkak të stresit.

MOTI NE TIRANE
Poll