Greva në Rinas/ 7 kontrollorë shoqërohen në Policinë e Tiranës

Xing

E Mërkurë 7 Prill 2021, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Mbrëmjen e sotme janë shoqëruar në polici 7 nga kontrollorët ajrorë që kanë bllokuar Rinasin me greva. I pari që është shoqëruar quhet Muhni Mezini, ndërsa më pas 6 të tjerët.

Shoqërimet në polici janë bërë me urdhër të prokurorisë, pas denoncimit nga Albkontrol për punonjësit që kanë braktisur punën. 

Grevat kanë vazhduar që në orët e para të mëngjesit dhe sindikata ka paralajmëruar se nuk do të ndalen pa u plotësuar kërkesat e tyre. Ata kërkojnë rikthimin e pagës së plotë dhe anulimin e vendimeve për ndërprerjen e kontratës së punëtorëve.

Burimi: "Abc News"

MOTI NE TIRANE
Poll