Greva e kontrollorëve/ Policia dhe ushtria rrethojnë zyrat në Rinas

Xing

E Mërkurë 7 Prill 2021, 18:06 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Për shkak të grevës nga kontrollorët ajrorë, policia dhe ushtria kanë rrethuar zyrat e Albcontrol.

65 kontrollorë ndodhen brenda institucionit ku prej orësh vijojnë grevën. Puna në aeroport është pezulluar dhe si rrjedhojë janë ndërprerë të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse.

Kujtojmë se kryeministri Rama reagoi pas protestës, duke u shprehur se sabotimi i aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet. Ai paralajmëroi organizatorët se do të përballen me ligjin.

Burimi "Abc News"

MOTI NE TIRANE
Poll