E papritur: Tea rikthehet sërish në 'Përputhen'

Xing

E Premte 2 Prill 2021, 14:02 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Tea vazhdon të jetë shumë e komentuar edhe pse ka disa muaj që është larguar nga "Përputhen", emisioni nga i cili u bë e famshme. Ish-konkurrentja duket se do t'i rikthehet sërish format dhe këtë ka lënë të kuptohet me postimin e fundit.

Tea është shfaqur krah autores Olsa Muhameti dhe shkruan se të hënën do ndodhë diçka.

"Pyesni Olsa Muhametin se ç'do bëhet të hënën", shkruan Tea duke na e lënë enigmë çfarë po gatuhet.

Kujtojmë që hera e fundit e Teas në program, ishte në "Përputhen Prime", krah Beartit, ku çifti dukeshin shumë të lumtur. Megjithatë së fundmi konfirmuan ndarjen, për të cilën ende nuk kanë dhënë më shumë informacione.

MOTI NE TIRANE
Poll