I lidhur jashtë? Jasmina nxjerr zbuluar Andin: Ja kush është vajza që i përçau

Xing

E Enjte 1 Prill 2021, 17:05 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Marrëdhënia mes Andit dhe Jasminës është krisur, por arsyeja e vërtetë nuk dihet ende. Në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory, Jasmina ka treguar se do të sqarojë çdo gjë të hënën në “Përputhen”.

Po ashtu, ajo ka lënë të kuptohet se Andi ka lidhje jashtë emisionit dhe e ka mashtruar. Sipas saj, konkurrenti është i lidhur me një vajzë të quajtur Tesa Gashi. Vetë Andi ka publikuar një foto me vajzën në fjalë, por ka shkruar se po punojnë për një projekt.

“Po ajo që ishte në foto me Andin ishte thjesht për punë, work shkruante”, i ka shkruar një ndjekës Jasminës. Ajo është përgjigjur se gjërat ndryshojnë mes Instagramit dhe realitetit.

“Nëse do ishte e vërtetë që Andi ka diçka me të, ai s’do e postonte në story”, i ka shkruar një tjetër.

“A nuk është pikërisht kjo ajo që duhet të mendoni? Psikologjia e kundërt”, ka replikuar Jasmina, e cila siç duket është e bindur që ata të dy kanë diçka më shumë.

Teksa një tjetër ndjekës e ka pyetur si ndihet, konkurrentja ka treguar se është shumë e lënduar dhe e zhgënjyer.

MOTI NE TIRANE
Poll