Sindi i sjell pallaskën Julit: Më gjuaj ose mbyll gojën

Xing

E Hënë 22 Mars 2021, 19:07 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Për shkak të deklaratës që Juli bëri para disa puntatash, Sindi i solli sot një pallaskë. Juli u shpreh se ishte thjesht një metaforë, por Sindi vijoi me revoltën ndaj tij duke i thënë:

“Meqë më the mizë, vrite pak mizën. Ne shqiptarët kemi një fjalë të urtë: “Atë që thua, mbaje”. Ose më gjuaj me këtë pallaskë, ose mbyll gojën përgjithmonë".

"Nëse mund të gënjesh një Shqipëri të tërë me këto autostopet e tua, të mëdhenjtë nuk i gënjen dot. Ne jemi një popull aq i fortë sa sic të ngre 200k, të ul 200 pashë nën dhe", i tha Sindi Julit.

 

MOTI NE TIRANE
Poll