'Pa emocione, asnjë puthje nuk pati', komentuesit sulmojnë Merin pas fitores

Xing

E Hënë 22 Shkurt 2021, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Mbrëmjen e sotme në finalen e spektaklit të dashurisë, "Love Story", Saimiri bëri më në fund zgjedhjen e tij dhe vajza që i mori zemrën princit është bukuroshja nga Elbasani, Meri Murrizi. 

Saimiri e dha vendimin e tij në fund të spektaklit teksa kishte kapur duart me Merin në mes të skenës, e duke i shprehur dashurinë që ka për të.

Mirëpo pas spektaklit, komentuesit kanë rendur në rrjete sociale për ta sulmuar protagonisten e spektaklit duke e quajtur "të ftohtë dhe pa emocione".

Shumë të tjerë shprehen të zhgënjyer që çifti nuk shkëmbeu një puthje në fund.

Disa nga komentet: "Sa fallco jeni pike emocioni tjetra se e di qe zdo vazhdojne jasht bashk"

"Bravo po Meri s'me duket shume e lumtur mos eshte me skenar"

"Meri pa emocione fare. S'e kuptoj u gezua apo u trishtua per zgjedhjen"

"Meri si statuje shume e ftohte"

"Loja vazhdon jashte me dhimbset kjo vajze vetem ndjenja s'ka"

"Urime urime, edhe pse e habitshme Meri nga fillimi deri ne fund pa ju dridhur qerpiku fare me seriozitetin e saj, qendrimin pa emocione"

"Çift fake, asnje puthje romantike, Meri si statuje. Eshte veç show"

"Pa pik ndjenje Meri, si dru"

"Mbyllja nuk ishte bere si duhet"

"Urime po s'e degjuam Merin fare?! Ç'ishte kjo mbyllje sikur ju erdhi treni aman?"

MOTI NE TIRANE
Poll