I shtruar prej një jave te Infektivi, 17-vjeçari humb jetën nga Koronavirusi

Xing

E Hënë 22 Shkurt 2021, 14:02 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Një 17-vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën nga Koronavirusi. “Newsbomb.al” ka bërë me dije se 17-vjeçari ishte i shtruar prej një jave në spitalin Infektiv në Tiranë.

Fatkeqësisht ai nuk e ka fituar dot betejën me virusin dhe nuk dihet ende nëse kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

17-vjeçari është një ndër personat më të rinj që ka humbur jetën nga Covidi në vendin tonë. Vetëm pak kohë më parë humbi jetën dhe një 2-vjeçar, i infektuar me Koronavirus. (Lexo këtu)

MOTI NE TIRANE
Poll