Hajde jetë hajde: Mozzik dhe Loredana filmohen gjatë pushimeve luksoze në Dubai

Xing

E Diel 21 Shkurt 2021, 20:08 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Çifti shumë i dashur për publikun, Loredana dhe Mozzik janë ribashkuar dhe aktualisht ndodhen në Dubai, së bashku me vogëlushen e tyre, Hanën.

Dyshja nuk i kanë kursyer fotot nga udhëtimi familjar në rrjete sociale, duke treguar se po shijojnë çdo minutë. Së fundmi, dikush ka filmuar çiftin gjatë pushimeve të tyre luksoze. Videoja është publikuar nga “Prive” dhe dallon Loredana, e cila po merr një pije, pranë Mozzikut.

Ndonëse Mozzik dhe Loredana nuk kanë folur publikisht për rikthimin e tyre, fotot apo videot i kanë thënë të gjitha. Janë bashkë dhe siç duken, shumë të lumtur!

MOTI NE TIRANE
Poll