Rrënqethëse/ Mposhti tumorin, 2-vjeçari shqiptar humb jetën nga Koronavirusi

Xing

E Hënë 15 Shkurt 2021, 17:05 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Themeluesi i Fundjavë Ndryshe, Arbër Hajdari ka ndarë një lajm të hidhur në rrjete sociale. Alvini, një djalë 2-vjeçar ka humbur jetën nga Koronavirusi.

Vetëm pak kohë më parë, ai vuante nga një tumor i rrallë, i cili përveçse i kishte marrë shikimin, i kishte depërtuar dhe në tru. Vogëlushi ishte dërguar në Zvicër, ku mjekët i kishin dhënë veç një muaj jetë. Megjithatë, pas një operacioni prej 9 orësh dhe me 7 mjekë në Stamboll, Alvini ia kishte dalë mbanë.

2-vjeçari vazhdonte me terapitë e rehabilitimit, por jashtë rrezikut për jetën. Fatkeqësisht, ai u infektua nga Koronavirusi, të cilit nuk ka mundur t’i shpëtojë.

"Mes trishtimit të papërshkrueshëm, me lot në sy, e zemër të coptuar, po ju njoftoj me një lajm të dhimbshëm për mua, për prindërit, por dhe për ju.
Krejt papritur, Alvini ka ndërruar jetë nga covid 19.
Bëmë të pamundurën, nuk u dorëzuam as kur Profesori më i mirë në Europë në spitalin e Lozanës, nuk e mori përsipër operacionin e Alvinit. U operua në Turqi, u përmirësua, po rehabilitohej shumë mirë.
Por nuk paska qenë e thënë... Zoti e paska bërë për vete, siç duket!
Alvini do jetë në parajsë, këtë e ka premtuar Zoti, për çdo fëmijë që ndërron jetë.
Sa të jem gjallë nuk do ta harroj Alvinin, këtë fëmijë të mrekullueshëm, të zgjuar, të bukur, të mencur.
Të Zotit jemi dhe tek ai do të kthehemi", ka shkruar Arbri. 

 

MOTI NE TIRANE
Poll