E Premte 15 Janar 2021, 10:10 / Kategoria Showbiz nga Bota /
Can Yaman është në një lidhje me prezantusen italiane Diletta Leotta dhe lajmin e bënë të ditur pak ditë më parë mediat italiane. Madje gazeta ‘Chi’ publikoi foto ku dyshja shfaqeshin në momente private duke u puthur dhe përqafuar.
Can dhe Diletta kanë kaluar 5 netë në një hotel në Romë ku publikuan edhe foto.
Pas lajmeve për lidhjen e tyre, Can sapo ka postuar një status të koduar në Instastoryn e tij. “Është puna ime! Pikë.”, ka shkruar aktori italisht duke e shoqëruar me një emoji si për t’ju thënë mediave “Heshtni”.