Andi lë 'Përputhen' dhe Tean? Veprimi i tij na habiti të gjithëve

Xing

E Mërkurë 13 Janar 2021, 19:07 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Prej më shumë se një jave, Andi i ka munguar emisionit "Përputhen". Në hyrje të puntatës së sotme, Bora Zemani bëri të ditur se ai ka refuzuar komunikimet me produksionin dhe nuk dihet nëse do të vijojë të jetë pjesë e programit.

“Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me Andin, çfarë e ka bërë të stepet, deri në këtë moment ka qenë shumë korrekt, serioz”, tha Bora.

Në lidhje me çështjen në fjalë u pyet dhe Tea, e cila u shpreh se flet akoma me Andin në Whats App.

“Kam vazhduar komunikimin me Andin, kemi folur përmes Whats App-it, ka qenë goxha sëmurë, ka patur infeksion të rëndë në bajame. Do doja ta lija atë të fliste për hatërmbetjet me produksionin. Nuk dua të them fjalë në emër të tij", u shpreh Tea.

MOTI NE TIRANE
Poll