'Në Shqipëri nuk harxhova fare para', flet indiani që udhëtoi me këmbë në 42 shtete

Xing

E Mërkurë 13 Janar 2021, 16:04 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Një i ri indian ka udhëtuar me këmbë në 42 shtete dhe ka vetëm pak ditë që ka mbërritur edhe në Shqipëri. Ai ishte i ftuar sot në "Shqipëria live", ku tregoi si e nisi këtë udhëtim dhe u shpreh se shqiptarët e kanë mirëpritur. 

"Kur erdha në Tiranë, kisha sërish 1000 lekë. Pas udhëtimit deri në Tiranë, u ktheva sërish me 1000 lekë. Vendasit nuk më lanë të paguaj, më kanë ofruar shumë", tha indiani.

“Unë u largova nga shtëpia për të mësuar kuptimin e jetës. Studiova inxhinieri por më pas kuptova që kjo nuk është jeta ime, u përfshiva në organizata për luftimin e klasave në Indi. Në tetor 2019, fillova këtë udhëtim, u nisa me biçikletë nga India“.

Ai thotë se Shqipëria nuk ishte në planin e vendeve që do të vizitonte por ndryshimet si pasojë e pandemisë e sollën këtu. Lëvizja në qytete të ndryshme në kohën kur kufizimet e pandemisë janë të ashpra ia kanë vështirësuar këtë eksperiencë. Ai thotë se për shkak të izolimit, ka qëndruar i bllokuar në Gjeorgji për 5 muaj.

Fillova udhëtimin e paqes nga Shkupi, në sheshin Nënë Tereza. Nënë Tereza po ashtu ishte arsye që erdha në Shqipëri.

“Qëllimi i udhëtimit ishte të shikoja njerëzit si të barabartë në vende të ndryshme nëpër botë, të shpërndaja mirësi. Ideja kryesore është të shohim realitetin, sepse shpërqëndrohemi nga shumë gjëra, të sjellim mirësi sepse vuajmë nga gjërat që na rrethojmë, si të kujdesemi për natyrën”, tha indiani.

MOTI NE TIRANE
Poll