Fillon sonte dhe zgjat tre ditë, moti rezervon surpriza

Xing

E Mërkurë 13 Janar 2021, 12:12 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Për tre ditët në vijim, moti do të sillët ekzaktësisht si për dimër në Shqipëri, ku pas shirave tashmë na pret acari dhe debora.

Meteoalb raporton se gjatë orëve në vijim vendi do të përfshihet nga temperatura të ulta dhe reshje të dendura dëborë në pjesën lindore dhe veri-lindore të tij.

Reshjet e dëborës pritet të fillojnë mbrëmjen e datës 13 janar dhe do të përfshijnë malësinë e Tiranës, Përrenjesin, Pogradecin si edhe të gjithë pjesën lindore dhe veri-lindore të Shqipërisë.

Stacionet meteorologjike rajonale bëjnë me dije se parashikohet që në zonat në fjalë të bjerë 2 deri në 3 cm/ orë.

Burimi: abcnews.al

MOTI NE TIRANE