Arrestohet sanitarja e Sanatoriumit, mori 8 milion lekë nga vajza e pacientes

Xing

E Mërkurë 13 Janar 2021, 09:09 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme një rast skandaloz në spitalin Covid 2, ku një sanitare hiqej si infermiere dhe i mori një të reje një shumë të madhe parash për t’u kujdesur për të ëmën e shtruar me koronavirus, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë.

Tire Alldervishi 58 vjeçe, sanitare në spitalin Covid 2, Sanatorium, është arrestuar sot nga Policia e Tiranës pas denoncimit të emisionit Stop në Tv Klan.

58-vjeçarja i kishte marrë 8 milionë Lekë të vjetra nën dorë vajzës së një pacienteje me covid, që më pas ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes.

Stop denoncoi se sanitarja Alldervishi pretendonte se ishte infermiere dhe kishte mashtruar 30-vjeçaren E.S., duke i premtuar se do t’i shërbente dhe kujdesej për nënën e saj të sëmurë me covid.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetases Tire Alldervishi 58 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase i është prezantuar si infermiere shtetases E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, shtetasja T. A. e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në komunikatën e Policisë së Tiranës.

Burimi:: tvklan.al

MOTI NE TIRANE