Ana tha se e paditi për publikimin e fotos, Arjoni e nxjerr bllof

Xing

E Enjte 7 Janar 2021, 13:01 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Arjoni dhe Ana kanë qenë dy emrat më të komentuar në media e rrjete sociale kohët e fundit. Shkak u bë një foto e publikuar nga Arjoni në shtrat, ku krah tij ndodhej Ana. Kjo e fundit sqaroi se foto është bërë një mëngjes kur i ka shkuar Arjonit në shtëpi pasi ishte sëmurë.

Ndërsa Arjoni nxori një version tjetër të historisë duke deklaruar se ishte dashuruar me Anën dhe kishin nisur një lidhje.

Ndërkohë Ana deklaroi se ka nisur menjëherë procedurat gjyqësore për cënim privatësie dhe dëmtim imazhi me publikimin e fotos.

Megjithatë ndryshe tregon Arjoni përmes një postimi në InstaStory, i pyetur nga fansat për gjyqin.

“Jam paraqitur me avokatët e mi tek zyrat por deri tani nuk ka asnjë procedim penal. Presim”, është shprehur ish-protagonisti i “Përputhen”.

MOTI NE TIRANE
Poll