Vit rekordesh: 38 çiftet VIP shqiptare që u bekuan me fëmijë në 2020 dhe emrat e veçantë

Xing

E Mërkurë 30 Dhjetor 2020, 18:06 / Kategoria XingFeed / 

Përgjatë këtij viti ç'nuk përjetuam, e ç'nuk pamë! Pavarësisht të gjithave, shumë personazhe publike janë ndjerë të bekuar. 38 çifte të showbizit janë bekuar me fëmijë në vitin 2020. Disa prej tyre janë bërë prindër për herë të parë, ndërsa disa të tjerë kanë shtuar familjen e tyre.

Ne të "xing.al" kemi bërë një listë për ketë fundvit, të cilën mund ta lexoni më poshtë:

Me datë 4 janar, reperi i njohur Skerdi Ago u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij Vesa solli në jetë vogëlushin Roi. Dyshja nuk i kanë kursyer foton pranë tij në rrjete sociale.

Me datë 14 janar, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë të dytë. Këngëtarja solli në jetë një djalë, të cilit çifti i vendosën emrin e veçantë Duam, si titulli i këngës së tyre.

Me datë 18 janar, Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monika u bënë prindër për herë të dytë. Monika solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Enkelejda. Dyshja janë të dhënë pas emrave ilir dhe e kishin menduar emrin që para lindjes së vajzës.

Në fund të janarit, Fatma dhe Alfio u bënë prindër për herë të parë. Çifti u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Noah. Dyshja kanë publikuar shpesh momente pranë të voglit në rrjete sociale, si dhe kanë zbuluar portretin e tij.

Një tjetër personazh publik që u bekua me fëmijë në muajin janar është Elisa Spiropali. Ministrja solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin Kren.

Në shkurt të këtij viti, këngëtarja e njohur Yllka Kuqi u bë nënë për herë të parë, pas 8 vitesh martesë. Yllka solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Luiza. Këngëtarja nuk i ka kursyer postimet pranë vogëlushes në rrjete sociale.

Me datë 3 mars, reperi i njohur Elinel u bë baba për herë të dytë. E shoqja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin e veçantë Sia. Lajmin e ëmbël dyshja e kishin fshehur për 9 muaj.

Me datë 16 mars djali i Remzie Osmanit, Hamzai dhe nusja e tij, Gëzimja u bekuan me një fëmijë. Gëzimja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Emma.

Me datë 25 mars, futbollisti i njohur Taulant Xhaka u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij Arbnora solli në jetë fëmijën e tyre të parë. Dyshja u bënë me një djalë, të cilit i vendosin emrin Klevis.

Me datë 1 prill, këngëtari shqiptar Altin Sulku u bë baba për herë të dytë. Partnerja e tij solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin e bukur Arla.

Me datë 8 prill, gazetarja Anila Basha u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë dhe i vendosi emrin Aris. Anila zgjodhi këtë emër në kujtim të të atit, Aristotel, me të cilin ka patur një lidhje shumë të fortë.

Me datë 19 maj, futbollisti Milot Rashica u bë baba për herë të parë, me një djalë. Ai dhe bashkëshortja e kishin mbajtur të fshehtë lajmin se do të bëheshin prindër. Çifti i vendosën të birit emrin Tian.

Me datë 1 qershor, këngëtarja e njohur Ryva Kajtazi u bë nënë për herë të dytë. Ryva solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën një emër shumë të veçantë: Froni. Ajo publikon shpesh foto të tij në rrjete sociale, ku shihet portreti ëngjëllor.

Me datë 4 qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë. Klea solli në jetë një vogëlush, të cilin e pagëzuan me një emër të padëgjuar dhe të bukur: Krid. I vogli është bërë qendra e jetës së Kleas dhe Elgitit.

Me datë 8 qershor, reperi shumë i dashur për publikun, Mc Kresha u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Erzina solli në jetë vogëlushen Iza. Dyshja janë treguar shumë të rezervuar dhe rrallë publikojnë momente pranë vajzës.

Me datë 19 qershor, një tjetër çift i showbizit shqiptar u bënë prindër për herë të parë: Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi. Dyshja u bënë prindër të vogëlushes Emi, me të cilën ndajnë shpesh momente në rrjete sociale.

Po në muajin qershor, Misi shqiptar Marigona Dragusha u bë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e dha vetë bukuroshja me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin Leka.

Me datë 25 qershor, aktorja shqiptare, e njohur nga seriali "Ç'ka ka shpija", Fiona Gllavica u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Lekë.

Me datë 8 korrik, deputeti i opozitës në Kuvend, Halit Valteri u bë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e dha vetë Valteri me anë të një postimi në rrjete sociale. Deputeti u bekua me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Hera.

Me datë 9 korrik, producenti Donat Prelvukaj, i njohur si Cricket u bë baba për herë të parë, me një vajzë. Ai dhe bashkëshortja i vendosën vajzës emrin Kanina.

Me datë 15 korrik, aktorja e njohur Arta Dobroshi u bë nënë për herë të parë. Aktorja solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën një emër shumë të veçantë: Tom Ëngjëlli.

Po me datë 15 korrik, këngëtarja e njohur, Olta Boka u bë nënë për herë të parë me një vajzë. Ajo dhe partneri, Iv Rrokaj i vendosën emrin e veçantë, Gaia. Këngëtarja e cilësoi vajzën si "perëndeshë të jetës së tyre".

Me datë 21 gusht pritjes së ëmbël i erdhi fundi dhe aktorja Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë. Olta u bekua me një djalë, të cilit i vendosi emrin Amar. Aktorja nuk e ka zbuluar ende portretin e vogëlushit, madje as të partnerit.

Me datë 27 gusht, Dj i njohur shqiptar, Vicky u bë baba për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja i vendosën vajzës emrin Amal. Lajmin e bëri të ditur vetë Vicky, me anë të një postimi në Instagram.

Me datë 27 shtator, aktori Erion Isai u bë baba për herë të dytë, me një vajzë. Ai dhe e shoqja i vendosën vogëlushes emrin shumë të veçantë, E'dua.

Me datë 28 shtator, këngëtarja Shkurte Mustafa u bë nënë për herë të tretë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin Roan. Lajmin e bëri të ditur motra e saj Lulja, me anë të një postimi në Instagram.

Me datë 1 tetor, kompozitori Kledi Bahiti u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Gred. Kledi ndan shpesh momente pranë të birit në rrjete sociale.

Me datë 13 tetor, reperi Vigan Bardhi (Vig Poppa) u bë baba për herë të dytë, me një djalë. Lajmin e ëmbël e dha vetë reperi, me anë të një postimi në Instagram.

Me datë 19 tetor, moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e dha partneri i saj, regjisori i njohur Eduart Grishaj. Dyshja u bekuan me një djalë, të cilit i vendosën emrin Diell, një emër mjaft i veçantë.

Me datë 22 tetor, Princ Leka dhe princeshë Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë. Elia solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Geraldina, duke trashëguar emrin e Mbretëreshës. Me rastin e Krishtlindjeve, dyshja zbuluan për herë të parë portretin e saj.

Me datë 26 tetor, blogerja e njohur shqiptare, Sara Karaj u bë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e bëri të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në rrjete sociale. Blogerja solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin Tomas. Fotot pranë tij nuk kanë munguar në rrjete sociale.

Me datë 28 nëntor, deputetja e PS, Blerina Gjylameti u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë, për të cilin zgjodhi një emër të veçantë shqiptar: Kron.

Po me datë 28 nëntor, reperi i njohur Gold Ag dhe bashkëshortja e tij Ermira Shkodra u bënë prindër për herë të parë. Ermira solli në jetë një djalë. Duke qenë se ai lindi në një ditë të veçantë për popullin shqiptar, me 28 nëntor, Gold Ag i vendosi emrin Gueril.

Me datë 10 dhjetor, këngëtarja Rona Nishliu u bë nënë për herë të dytë. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rona zbuloi se është bërë me djalë. Ajo e ka quajtur vogëlushin Bardhyl.

Me datë 14 dhjetor, reperi i njohur Ledri Vula u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij, Sara Hoxha solli në jetë një vajzë. Dyshja i vendosën vogëlushes një emër shumë të veçantë: Poem Blu. Çifti nuk janë treguar aspak të rezervuar dhe kanë ndarë menjëherë foto të së voglës në rrjete sociale.

Me datë 21 dhjetor u bë e ditur se këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi është bërë nënë për herë të parë, me një djalë. Të afërmit e këngëtares zbuluan dhe emrin e vogëlushit: Mal. Vetë Shkurtja ende nuk ka reaguar rreth lajmit të ëmbël, pasi ajo është natyrë shumë e rezervuar.

foto nga 'Prive'

Me datë 25 dhjetor, modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptae, Greis Petroviç u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin e bukur: Andrea. Në muajin e nëntë të shtatzënisë, modelja u infektua nga Koronavirusi por fatmirësisht e kaloi pa pasoja.

Po me datë 25 dhjetor, aktorja shqiptare Edona Reshitaj u bë nënë për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e bëri të ditur partneri i saj, Besarti, me anë të një postimi në rrjete sociale. Çifti u bënë me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Hana.

Nga: "XING.AL"

MOTI NE TIRANE