Të paharruar: Këta janë 17 mjekët dhe infermierët shqiptarë të vdekur nga Covid në vetëm 6 muaj

Xing

E Shtunë 28 Nëntor 2020, 21:09 / Kategoria XingFeed / 

Koronavirusi po i merr jetën jo vetëm qytetarëve, por edhe bluzave të bardha, ata të cilët na duhen më shumë se kurrë këtë kohë pandemie. Kohët e fundit po shënohen gjithmonë e më shumë raste kur virusi po i merr jetën mjekëv, infermierëve e farmacistëve.

Arjan Pushi

1.Mjeku i parë që humbi jetën nga Covid-19 ishte Arjan Pushi. Pushi ndërroi jetë në 30 qershor. Mjeku i njohur hematolog nuk vuante nga sëmundje të tjera të rënda.

Hysni Shkjau

2.Në 6 Korrik koronavirusi i mori jetën doktor Hysni Shkjaut, mjekut që shërbente me përkushtim në zonën e Qafë-Malit në Pukë.

3.Në 24 Korrik ndërroi jetë nga koronavirusi një farmaciste 43-vjeçare nga Kruja, me banim në Durrës. Ajo ishte e shtruar në spitalin Infektiv dhe nuk arriti dot ta fitonte betejën me virusin.

Anibal Byberaj

4.Në 3 Gusht ndërroi jetë mjeku pneumolog Anibal Byberaj. Pas infektimit me Covid, Byberaj u paraqit tek Sanatoriumi në gjendje të rëndë.

Vilson Topulli

5.Epidemiologu Vilson Topulli u nda nga jeta në 26 Gusht në moshën 73-vjeçare. Topulli nuk mundi të fitonte betejën me Covid-19 edhe pse gjatë karrierës i është dashur të përballej me shumë viruse.

Zyliha Kraja

6.Në 4 Shtator koronavirusi i mori jetën mjekes nga Shkodra Zyliha Kraja. Përpara se të infektohej gjendja shëndetësore e mjekes ishte e mirë, por ditët e fundit ajo u përkeqësua dhe u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Pëllumb Maletaj

7.Në 5 Shtator koronavirusi i mori jetën infermierit Pëllumb Maletaj. Maletaj e humbi betejën me virusin në moshën 63-vjeçare.

Sefer Dervishi

8.Mjeku nga Kavaja Sefer Dervishi, 60 vjeç ndërroi jetë në 16 Shtator. Dervishi ishte infektuar me Covid dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.

9.Në 17 shtator ndërroi jetë farmacisti Romeo Zallëmi nga Korça. Zallëmi ishte i shtruar për disa ditë në spitalin e Korçës pas infektimit me koronavirus, por nuk arriti ta fitojë betejën dhe vdiq në moshën 85-vjeçare.

Esat Pashaj

10.Në 5 Tetor një tjetër mjek u nda nga jeta si pasojë e koronavirusit, doktori i njohur i Skraparit, Esat Pashaj. Doktori ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare, i infektuar nga koronavirusi në fazë të avancuar.

Astrit Haziri

11.Në 10 Tetor ndërroi jetë mjeku nga Kukësi, Astrit Haziri. Haziri ishte dëruar në Turqi për kurim pasi rezultoi pozitiv me koronavirus. Fatkeqësisht ai nuk arriti ta fitojë betejën me virusin dhe ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare.

Enver Maloku

12.Në 9 Nëntor humbi jetën edhe infermieri i Kirurgjise Digjestive 1 ne QSUT Enver Maloku. Maloku ndërroi jetë tek Infektivi, ku ishte shtruar prej ditësh.

Ilirjan Draçi

13.Në 17 Nëntor ndërroi jetë doktor Ilirjan Draçi, si pasojë e infektimit me Covid-19.

Shaqir Shehu

14.Në 20 Nëntor ndërroi jetë kirurgu ortoped i spitalit të Kukësit Shaqir Shehu.

Bledar Nini

15.Vetëm tre ditë më parë brenda 24 orëve u ndanë nga jeta 2 mjekë. Mjeku otorinolaringolog, Bledar Nini, 48 vjeç e humbi betejën me virusin teksa po trajtohej në Itali.

Ibrahim Kazia

16.Në të njëjtën ditë humbi jetën edhe mjeku pneumolog, Ibrahim Kazia, 68 vjeç ndërroi jetë në spitalin COVID 1 pas disa ditësh në terapi intensive. Kazia punonte në spitalin rajonal të Dibrës.

Ferdinand Shkrepa

17.Një tjetër mjek humbi jetën nga Koronavirusi këtë të shtunë. Mjeku okulist Ferdinand Shkrepa, 68-vjeç kishte një javë i infektuar dhe humbi jetën në spitalin Infektiv./Xing.al

MOTI NE TIRANE