27 Nëntor 2020, 20:28

'I cut your ticket!' / Face to face, Ana and Fationi do not say to each other

'Të kam prerë biletën!'/ Ballë për ballë, Ana dhe Fationi ç'nuk i thonë njëri-tjetrit

XING

'Të kam prerë biletën!'/ Ballë për

Në puntatën e sotme të "Përputhen" Ana dhe Fationi u ulën ballë për ballë me njëri-tjetrin, për të sqaruar situatën dhe keqkuptimet mes tyre. Ana u shpreh se Fationi nuk i ka dhënë kohë për t'i përmbushur kërkesat e tij dhe nga kjo ka nisur përçarja e marrëdhënies së tyre.

Nga ana tjetër, Fationi tha se ende pa dalë ai me gocat tjera, Ana doli në takim dhe për pak puthi një djalë tjetër. 

'Të kam prerë biletën!'/ Ballë për

Pjesë nga biseda në studio:

Ana: Do të ndryshoja për ty, por ti nuk më dhe kohën e mjaftueshme, prite vajzat e reja. Me Fjorelën je llastuar, ke bërë gjeste që mua nuk më kanë pëlqyer. Për Anën e dytë nuk çfarë të them sepse nuk të dha mundësinë të llastoheshe. E ke thënë shumë shpesh që ne nuk jemi asgjë.

Fatjoni: Unë vlerësimin ndaj teje se kam mohuar kurrë. Kemi një lloj kimie. Thjesht është ajo pjesa që jam tërhequr nga ty dhe kjo ka ndikuar. Unë nuk kam të thënë që mos dil me djemtë, nuk kemi ardhur për shokë. Ti mund të dalësh.

Ana: Një mashkull që ka burrni, një femër që bën një deklaratë për ty, ti duhet t’i japësh një kohë të caktuar. 

Fatjoni: E kam thënë që në fillim të emisionit që me Anën kam një kimi të paparë. Ka një tip që mua më ka bërë për vete. Është burrneshë. Më ka bërë shumë për vete. Karakteri jot, tipi jot, të gjitha. Dhe ta kam thënë dhe në takimin e parë që kemi bërë bashkë. Unë nuk po nxitohem, të flas para kohe, kam thënë do e them në një kohë kur ta ndjej vërtetë...dhe unë nëse jap fjalën, unë me ty nuk jam më këtu. Do dal. Ti çfarë bëre? Unë shpreha dëshirën që unë do dal me gocat e tjera, po pres të vijnë gocat tjera, ndërkohë ti del në takim tjetër, në prapaskena, nuk ishte as në xhirim, ti vete për ta puth, e ngacmove, nuk ishte puthje por që i vajte këtu. Si ta marr unë këtë? Kur thyhet një premtim

Ana: Unë skam asgjë me takimet tuaja, unë e kam me ty si Fatjon, jo me Melisën. Ajo ka të drejtën e të gjithë botës të bëj ty për vete. Unë problemin e kam me ty, në momentin që ti ke tre muaj që jep këshilla dhe mban recitale se si unë të sillem dhe ku bëj unë gabime. Në momentin që një mashkull të tërheq një vërejtje, duhet të jetë i bindur te vetja vet që këtë gabim nuk do ta bëjë ai.

Fationi: Ti ça bëre?

Ana: Unë bëra ça më deshi kokrra e qejfit!

Fationi: Në rregull!

Ana: Unë bëra atë që më takonte, pata respekt për veten time, për qenien femër, për Anën. Pata respekt më shumë për Anën se për Fationin, se Fationi nuk i la vend vetes që unë të kisha respekt për të.

Fationi: E sheh ça arsyeje absurde gjen? Sa e ulët është kjo që ti po thua "Unë ngaqë the ti po pres gocat e tjera, dola me tjetër dhe bëra këtë veprim"? Është gjëja më e ulët që kam dëgjuar në jetën time.

Ana: Ore zotëri i nderuar, të thashë në momentin që unë bëra një deklaratë për ty, ti çfarë bëre? Shprehe dëshirën për gocat e tjera...

Fationi: Dhe ti dole bëre gjënë më të ulët.

Ana: Në momentin që ti bëre atë deklaratë, mua m'u zbeh dëshira për të plotësuar premtimin tim.

Fationi: Sipas teje, unë kam këtë mangësira, kur janë gjithë këto pengesa mes nesh, çfarë kërkon nga mua se nuk e kuptoj?

Ana: Asgjë. Që sot e në vijim, unë nëse kam opinione për ty, do t'i them të ftohta. Do jenë larg nga vetëpërfshirja. Do kuptosh diçka shumë të rëndësishme, të kam prerë biletën, por vetëm vajtje!