E Shtunë 21 Nëntor 2020, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /
Kohë më parë, Butrint Imeri dhe Kiara Tito u përfolën për një romancë, të cilën nuk e pranuan kurrë publikisht. Megjithatë, ato u fotografuan shpesh bashkë, gjë e cila i përforconte aludimet.
Sidoqoftë, duket se raportet mes dyshes kanë ndryshuar. Kiara ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në "Shiko kush luan", ku deklaroi se është single.
Asaj iu kërkua të tregonte bisedën e fundit me Butrinit. Moderatorja hapi telefonin, por të gjitha mesazhet me këngëtarin ishin fshirë.
View this post on Instagram