E rëndë/ Bie zjarr te Piramida në Tiranë

Xing

E Shtunë 21 Nëntor 2020, 19:07 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Pasditen e sotme, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ka rënë zjarr në ambientet e Piramidës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 dhe zjarrëfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Sipas njoftimit të policisë, zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak.

Më datë 21.11.2020, rreth orës 18:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka rënë zjarr në ambientet e Piramidës, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Burimi: "Abc News"

MOTI NE TIRANE