U përfolën për një lidhje, flet Missi shqiptar: Majk u largua nga unë me një mesazh

Xing

E Shtunë 21 Nëntor 2020, 15:03 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Së fundmi në media u përfol se Majk ka nisur një lidhje të re me modelen Blerta Veseli, e cila fitoi Miss Kosova këtë vit. Gjithçka nisi pasi Blerta kishte publikuar një foto të Majkut në Instastory duke i bërë të gjithë të aludonin rreth një romance të mundshme.

E ftuar në "Glamour Zone" në Rtv Ora, përballë moderatores Ester Bylyku, Blerta tregoi se ata janë vetëm shokë dhe Majk e ka hequr nga Instagrami për të qetësuar portalet.

Ester Bylyku: Je përfolur për një lidhje me Majk. Si është e vërteta? Jeni apo nuk jeni bashkë?

Blerta Veseli: E vërteta është që ne nuk jemi bashkë. Jemi vetëm shokë. Gjithçka nisi nga një bashkëpunim, i cili u ndërpre për shkak të pandemisë. Por mediat e bënë të madhe. Ne bëmë postime në rrjetet sociale për të treguar se bashkëpunojmë, dhe ata e kthyen në lidhje.

Ester Bylyku: Majk, nuk reagoi mirë pas këtyre lajmeve, mesa kemi parë. Ai të hoqi edhe nga Instagrami. Jeni zënë? 

Blerta Veseli: Jo, nuk jemi zënë. Ai më dërgoi një mesazh në orën 6 të mëngjesit, dhe më tha: ‘Po të heq, derisa të qetësohen portalet.’

MOTI NE TIRANE