Vajza e ish-deputetes së PD flet për djemtë e socialistëve: Më ngacmojnë, kanë krijuar familje dhe...

Xing

E Shtunë 21 Nëntor 2020, 15:03 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Modelja e njohur dhe vajza e ish-deputetes Albina Dedës, Ada Deda, ka qënë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në Rtv Ora. Gjatë intervistës me moderatoren Ester Bylyku, Ada ka treguar se djemtë e socialistëve e kanë ngacmuar.

"Ngacmime ka plot. Por s’dua të përmend emra duke qenë se kanë krijuar familje, janë lidhur dhe pse të prishim punë tani. Më kanë ngacmuar në rrjetet sociale, madje njëri më shkruante, më pas më bëri bllok 3 vjet, sepse kishte të dashurën xheloze. Kur u ndanë më zhbllokoi dhe filloi sërish", tregoi Ada.

Ada është vetëm 21-vjeç dhe me një karrierë premtuese në modeling. Ajo tregoi se në fillimet e modelingut fitonte 50 euro ndërsa kur ka punuar në Venecia dhe Milano, është paguar 1800-2000 euro.

MOTI NE TIRANE