Sa të mbarojë pandemia: 11 dasmat që na presin nga çiftet e famshme shqiptare

Xing

E Premte 13 Nëntor 2020, 12:12 / Kategoria XingFeed / 

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, shumë çifte që kishin planifikuar të martoheshin këtë vit, u detyruan ta anulonin. Mirëpo me shpresën se kjo pandemi do mbarojë sa më shpejt, “Xing.al” ju sjell sot 11 dasmat VIP që do mbahen në të ardhmen e që sigurisht i presim me padurim.

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë bërë plane për dasmën e tyre. Këtë e ka zbuluar vetë Rudina në një nga puntatat e emisionit të saj “Mos i fol shoferit”, ku tregoi se dasmën ajo dhe Marku do e mbajnë sapo të kalojë pandemia e koronavirusit. Rudina zbuloi gjithashtu se një nga këngëtaret që do të këndojë në dasmë do të jetë Eneda Tarifa.

Fjolla Morina ka nisur që tani me përgatitjet e dasmës. Këngëtarja së fundmi bëri publike lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla dhe zbuloi se ata së shpejti do të martohen. “Panorama plus” ka zbuluar se çifti do të mbajë një dasmë në Prishtinë me 300 të ftuar, mes tyre personazhe VIP, politikanë, biznesmenë e këngëtarë.

Armina Mevlani kishte planifikuar të martohej këtë vit me Shkëlzenin, por për shkak të situatës, çifti u detyrua të shtynin për më vonë. Armina e ftuar tek “Rudina”, tregoi se për dasmën gjërat i ka gati dhe për fustanin e saj ka kontaktuar me dizajnerë. Fashion blogerja u shpreh se po mendon që dasmën ta bëjë vitin tjetër e nëse do të jetë e njëjta situatë, do të mbajë një festë private.

Genta Ismajli dhe Hysein Usta gjithashtu kanë menduar vitin e ardhshëm të martohen. Genta në një intervistë për “Revista Ëho” tregoi se po pret propozimin e Ustas dhe ndoshta vitin tjetër kemi dasmë. Genta u shpreh se ka dëshirë që dasmën ta realizojë në datë 25 shtator, në ditëlindjen e partnerit pasi në atë datë nisi dhe historia e tyre e dashurisë.

Shpat Kasapi dhe partnerja e tij Selvije do të martohen brenda një viti. Këtë e zbuloi nëna e Shpatit pak ditë më parë e ftuar në rubrikë “N’fermë” në “E diell”. Nëna e këngëtarit u shpreh se nuk do që Shpati të arrijë 36 vjeç pa u martuar dhe pohoi se brenda një viti do kemi dasmë.

Ledri ka konfirmuar se do të martohet së shpejti me Sarën. Në një intervistë për Ardit Gjebrean, Ledri tregoi se kanë shumë dëshirë të bëjnë një dasmë me familje e shoqëri. Reperi zbuloi se ai ka bërë në plan që dasmën ta mbajë në plazh.

Dj Sardi i ftuar në “Ftesë në 5” ka zbuluar se ai e ka prezantuar partneren e tij me familjarët dhe llokumet janë ngrënë. Tani dyshja po planifikojnë dasmën. Sardi tregoi se ata duan të martohen me një dasmë private ku nuk do të ketë Dj, por violina.

Këngëtari shqiptar që prej vitesh jeton në Turqi, Bertan Asllani ka bërë plane për martesë gjithashtu. Pas propozimit që i bëri të dashurës së tij, aktores Hazal Senel, Bertani tregoi se po mendon të bëjë dy dasma. Këngëtari zbuloi se ata do të mbajnë një dasmë në Shkup dhe një në stamboll.

Këngëtari Devis Xherahu dhe partnerja e tij, modelja Ertemiona Mejdani do të martohen gjithashtu së shpejti. I ftuar tek “Rudina”, Xherahu tregoi se do t’i propozojë për martesë Ertemionës dhe më pas do të mbajnë një ceremoni të thjeshtë e hyjnore. Këngëtari u shpreh se lidhja e tyre do të zyrtarizohet brenda vitit 2020.

Stresi dhe Keisi kanë menduar për një dasmë pas pandemisë dhe këtë e kanë shprehur të dy ata. Keisi në videon e saj të parë në Youtube deklaroi se për shkak të pandemisë nuk mund të bëjë një dasmë, por sapo të jetë koha e përshtatshme do të mbajnë një dasmë shumë të madhe. Stresi nga ana tjetër në një intervistë për “After Party”, tha se në të ardhmen mendon të bëjë një dasmë tradicionale.

Spikerja e lajmeve, Fabiola Hoxha dhe politikani Indrit Hoxha gjithashtu do të martohen së shpejti. Indriti e surprizoi Fabiolën teksa ishin të ftuar tek “Rudina”. Ai e ftoi partneren në një kërcim dhe live në televizion i propozoi për martesë, një moment që e emocionoi Fabiolën. Gazetarja u shpreh se kjo ishte surpriza më e bukur që ka marrë në jetë./Xing.al

MOTI NE TIRANE