27 Tetor 2020, 09:31

Alvin Berisha's brother is alive and will return to Albania, what happened to his mother

Vëllai i Alvin Berishës është gjallë dhe do kthehet në Shqipëri, ç'ka ndodhur me nënën

XING

Vëllai i Alvin Berishës është gjallë dhe do kthehet

Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kosovë, Bedri Elezi në një intervistë për Abc e Mëngjesit, ka deklaruar se vëllai i Alvin Berishës është gjallë.

Sipas tij Bunjamini rreth 4 vjeç është gjallë dhe është pranë një familje që po bëhet gati për tu kthyer në Shqipëri. Elezi tha se ka shumë dyshime se gjallë është edhe nëna e Alvinit, e cila nga informacionet që kanë pas deri në mars ka qenë e plagosur dhe po merrte ndihmë mjekësore.

“Bunjamini vëllai i Alvin Berishës afër katër vjeç është fëmija që pritet të kthehet sot në Shqipëri. Ai është djali i Afërdita Berishës e martuar ne një djalë nga Ferizaj, i cili është vrarë. Vogëlushi ka qenë në gjendje kritike në momentin që është gjetur dhe është marrë marrë nga makina bashkë me Alvinin, nënën dhe me babain e tij,por që nuk ka pas asnjë informacion nga personat që ne njohim në kamp. Gjithashtu mendohet dhe ka dyshime se dhe nëna e Alvinit është plagosur rëndë dhe ndodhet në kampin e Al-Hol-it.

 Deri në fillim të marsin ne kemi pasur informacion dhe nëna e Alvinit ka qenë gjallë, por nuk dihet nëse ajo ka mundur që të mbijetojë,  ndërsa vëllai i Alvinit është gjallë dhe pritet që të kthehet në Shqipëri. Unë di që familjarët e Afërditës jetojnë në Gjermani dhe kanë shprehur interesin e tyre, që sapo Bunjamini të kthehet në Shqipëri ta marrin atje”, është shprehur ai.