Tragjike/ Shqiptari gjendet pas disa kohësh i pajetë brenda kamionit

Xing

E Hënë 26 Tetor 2020, 22:10 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në zonën Rovigana në Monselice në Itali. Një 45-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në kabinën e një kamioni të kompanisë "Caushi Trans".

Shqiptari është gjetur nga zjarrëfikësit, të cilët kishin vënë re që kamioni nuk kishte lëvizur prej disa kohësh. 45-vjeçari ndodhej pas sendiljes së shoferit, ndërsa autoritetet raportojnë se ai mund të ketë humbur jetën nga shkaqe natyrale.

Burimi: "Abc News"

MOTI NE TIRANE