Pas 16 vitesh bashkëjetesë, Ermali i shkon sipas qejfit Rezarta Shkurtës (Foto)

Xing

E Hënë 26 Tetor 2020, 20:08 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha janë padyshim një ndër çiftet më të komentuar nga media dhe publiku. Rezarta publikon shpesh në rrjete sociale momente të ndryshme nga jeta e tyre familjare, ose zbulon ndonjë detaj të ri rreth marrëdhënies së tyre.

Së fundmi, ajo ka publikuar në Instagram një foto të sajën, të shkrepur nga Ermali. Rezarta ka treguar se të shoqit i janë dashur 16 vite që të bëjë foto ashtu siç ia kërkon ajo.

"M'u deshën 16 vite bashkëjetesë që shoku im i jetës t'ia qëllonte fotos me të parën. Bravo Ermal, jam krenare për ty", ka shkruar Rezarta.

MOTI NE TIRANE